Përfundimi i projektit "Trajnime të personelit shëndetësor lidhur me situatën e COVID-19"

Fondacioni Grow Albania përfundoi trajnimet e realizuara në disa prej materniteteve të Tiranës per projektin "Covid-19 Training".

Ky projekt kishte si synim trajnimet e stafit mjekësor të këtyre spitaleve, për t'i udhëzuar për mënyrën që duhet të ndjekin në lidhje jo vetëm me pajisjet mbrojtëse personale, të cilat janë themelore për të zvogëluar ekspozimin e drejtpërdrejtë me personat fizikë apo edhe me agjentët biologjikë, me evidentimin dhe menaxhimin e rasteve të konfirmuar, dhe jo vetëm.

    Paketa e trajnimeve ka patur për qëllim njohjen dhe përvetësimin e koncepteve të mëposhtme:
  • Përkufizimi i Rastit për Survejancën e COVID-19
  • Njohjen e kritereve klinike dhe epidemiologjike
  • Procedura e njoftimit dhe hetimit për të gjitha rastet e dyshuara, mundshme dhe të konfirmuara me COVID – 19
  • Përkufizimi i kontaktit dhe raportimi i tyre
  • Marrja, ruajtja dhe transportimi i mostrave si dhe klasifikimi i tyre (mostra respiratore dhe mostra serologjike)
  • Masat paraprake higjenike
  • Menaxhimi i rastit
  • Menaxhimi i kontakteve dhe personave të ekspozuar ndaj një rasti të ekspozuar dhe të mundshëm
  • Menaxhimi i një rasti të konfirmuar
  • Menaxhimi i kontakteve dhe personave të ekspozuar asimptomatikë ndaj një rasti të konfirmuar
  • Trajtimi i rastit të konfirmuar pozitiv
  • Kujdesi i vazhdueshëm për masat higjeno – sanitare/masa izolimi

Ky projekt i realizuar me mbështetjen e AMSHC- AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE, besojmë që ka qenë i sukseshëm për rritjen e informacionit dhe mënyrën e komunikimit sa më të kujdesshëm midis stafit dhe pacientëve në këtë periudhë pandemie.

Grow Albania Foundation