Vijojnë trajnimet për personelin shëndetesor lidhur me menaxhimin e pacientëve me Covid-19, këtë herë është folur mbi rregullat e veshjes dhe pajisjet mbrojtëse
Grow Albania Foundation ka vijuar me trajnimet e stafit mjekësor të spitalit obsetrik-gjinekologjik “Koço Gliozheni”, këtë hërë personeli është informuar në lidhje me pajisjet mbrojtëse personale të cilat janë themelore për të zvogëluar eksopozimin me personat fizikë, apoagjentët biologjikë. Ata janë informuar ne lidhje me funksionalitetitin, hapat e veshjes, mënyrën se si duhet të vendosen dhe vishet çdo pajisje dhe veshje.
Por, çfarë është më kryesorja personeli është informuar për rëndësinë që kanë manteli, syzet, respiratori, maska, dhe dorezat në momentin që stafi mjekësor është në kontakt me pacientin e infektuar me COVID-19.
GAF ndërkohë, vazhdon me zhvillimin e trajnimeve të tjera për personelin mjekësor.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen e AMSHC- AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE. Ne besojmë që ky projekt do të jetë i sukseshëm sepse ka synim rritjen e informacionit dhe mënyrën e komunikimit në mënyrë sa më të kujdesshme midis stafit mjekësor dhe pacientëve në këtë periudhë pandemie.