Trajnime për menaxhimin e pacientëve me COVID-19, mbështetur nga AMSHC.
GAF aplikoi në thirrjen e AMSHC duke propozuar projektin për zhvillimin e trajnimeve në lidhje me menaxhimin e pacientëve me COVID-19 për stafin mjekësor të dy spitaleve universitare obstetrik-gjinekologjike në Tiranë, Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Mbretëresha Geraldinë" dhe Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik "Koço Gliozheni".
Projekti ynë u përzgjodh si një nga projektet fituese në këtë thirrje. Qëllimi i tij ishte zbatimi dhe ndjekja rigoroze e protokolleve mjekësore. Ne nderkohë kemi filluar me procesin e trajnimeve të stafit të këtyre spitaleve dhe në ditët në vazhdim do të vijojmë me trajnime të tjera.
Ky projekt po realizohet me mbështetjen e AMSHC- AGJENCIA PËR MBËSHTETJEN E SHOQËRISË CIVILE. Ne besojmë që ky projekt do të jetë i sukseshëm sepse ka synim rritjen e informacionit dhe mënyrën e komunikimit në mënyrë sa më të kujdesshme midis stafit mjekësor dhe pacientëve në këtë periudhë pandemie.