Trajnime për mësuesit dhe nxënësit e shkollës "Gjergj Canco" në fushën e teknologjisë

GAF ka mundësuar një bashkëpunim të suksesshëm midis Albanian Business Partner, e cila është një kompani që ofron shërbime konsulence në ICT, dhe shkollës teknike eletlektrike “Gjergj Canco” për të përmirësuar dhe përditësuar njohuritë e mësuesëve dhe nxënësve, si dhe për të rritur akoma më shumë cilësinë e mësimdhënies.

Kjo marrëveshje konsiston në trajnim profesional për mësuesit në gjuhë programimi si Java, Jee, Hibernate, Spring, Vaadin. Trajnim profesional për nxënësit në Html, Css, Java, Javascript, Joomla, Wordpress, E-commerce. Praktikë profesionale për nxënësit në Web application, Css, Eclipse, Netbeans, Springtools, Hibernate, Javaservlet. Sigurimin e teknologjisë më të fundit në ICT, në platformat Udemy, Coursera, Linkedin learning.
Pas përfundimit të trajnimit, nxënësve më të mirë do t’i jepet mundësia të punojnë mbi projekte me pagesë ose të punësohen me kohë të plotë pranë kompanisë.