Ekspozita “Shiko me sytë e mi"
Ekspozita “Shiko me sytë e mi”, me vepra të artistit “Nderi i Kombit”, SADIK KACELI, është ekspozita e parë multishqisore për personat e verbër apo me shikim të pjesshëm.
Aktiviteti 10-ditor synonte rritjen e aksesit të të rinjve, me fokus individët që nuk shikojnë apo me shikim të pjesshëm ndaj kulturës dhe artit, si dhe përfshirjen e prezantimeve multishqisore në aktivitetet kulturore dhe artistike në vend.
Ekspozita qëndroi e hapur pranë Kalasë së Tiranës në datat 21-30 qershor 2022.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit Tirana EYC 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.