Projekti "Sustowns"

Fondacioni “Grow Albania” u përfshi në projektin "Sustowns", përmes 2 ekspertëve të saj nga bota e medias, Omer Saraçi dhe Dafina Hysa. “Suntowns” është një projekt i financuar nga Interreg MED dhe menaxhohet në nivel kombëtar nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë. Shqipëria është një ndër 13 shtetet përfituese të këtij projekti.
Ky projekt kishte si qëllim të vlerëonte situatën aktuale të turizmit në rajonin e Shkodrës, duke evidentuar problematikat dhe potencialin e pashfrytëzuar të tij. Gjithashtu, projekti synonte edhe promivimin e këtij rajoni, përmes video-spoteve, të cilat nxjerrin në pah bukuritë e rralla natyrore të zonës së Velipojës, Shalës dhe Gurit të Zi.
Pjesë e këtij procesi ishte intervistimi i përfaqësuesve të njësive administrative të pushtetit vendor, operatorëve turistikë lokalë, guidave dhe jo vetëm. Këto intervista evidentuan problematikat aktuale, si dhe mundësitë e pashfrytëzuara me qëllim pasurimin e ofertës lokale. Video-spotet e realizuara do të shërbejnë për promovimin e atraksioneve turistike të këtyre zonave.